Sporti Më shumë

Lionel Messi do të kthehet në Barcelonë

Prej tvteuta20:42, 4 Tetor 2022

Lionel Messi do të kthehet në Barcelonë, në verën e vitit 2023.

Kështu ka raportuar gazetarja Veronica Brunati, e cila ka thënë se Messi do të kthehet në Barcelonë, kur t’i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin.

Argjentinasi u largua nga Barcelona vitin e kaluar, pasi nuk mundën ta rinovonin kontratën e tij për shkak të problemeve financiare që mbizotëronin në klub.

35-vjeçari duroi një fillim të ngadaltë të jetës në kryeqytetin francez, por po lulëzon këtë sezon, pasi është përfshirë drejtpërdrejt në 15 gola në 11 ndeshje në të gjitha garat.

Kontrata e Messit me PSG-në skadon në verën e vitit 2023. Kampionët e Ligue 1 kanë bërë përpjekje për të bindur kapitenin e Argjentinës që të zgjasë qëndrimin e tij në Parc des Princes. Në të njëjtën kohë, ka pasur njëfarë interesi nga klubet në MLS.

Ndërkohë, Barcelona gjithashtu ka ambicie për të ri-nënshkruar Messin dhe për ta rikthyer atë në Spotify Camp Nou për një kërcim të fundit.

Presidenti Joan Laporta besohet se e ka marrë si sfidë nënshkrimin e ish-kapitenit të klubit.

Veronica Brunati, e cila është shumë e afërt me argjentinasin dhe rrethin e tij, po pretendon se do të jetë lojtar i Barcelonës më 1 korrik 2023.

  • 1

    Radio