Ligji për regjistrimin e popullsisë para deputetëve
Prej tvteuta22 November 2022

Propozimi i Ligjit për regjistrimin e popullsisë do t’u paraqitet sot deputetëve në seancën e Kuvendit. E ndërsa opozita mendon se teksti nuk është i harmonizuar me Kushtetutën dhe ligjet, mazhoranca qeverisëse pret miratimin e tij pasi siç thonë ata , është praktikë standarde e rëndësishme për krijimin e politikave. Deputetja e Frontit Demokratik (DF) Simonida Kordiq tha se pa të dhëna nga regjistrimi është praktikisht e pamundur të vlerësohet situata aktuale në vend. Opozita e konsideron ligjin të diskutueshëm sepse nuk përmban një afat të saktë për organizimin e regjistrimit dhe sepse sipas tyre bie ndesh me Ligjin për të huajt dhe Regjistrin e Vendbanimeve. Deputetja e Partisë Socialdemokrate, Draginja Vuksanoviq Stankoviq, tha se PSD-ja më herët ka thënë se janë për miratimin e një ligji të tillë sepse është obligim kushtetues, por jo për miratimin e një ligji që do të lërë hapësirë për keqpërdorime të shumta.