Aktuale Më shumë

Lia e majmunëve: SHBA pritet të shpall emergjencë të shëndetit publik

Prej tvteuta09:11, 5 Gusht 2022

SHBA-ja pritet të shpallë një emergjencë të shëndetit publik për të forcuar reagimin federal ndaj shpërthimit të lisë së majmunëve që ka infektuar më shumë se 6.600 amerikanë, thanë të enjten dy persona të njohur me këtë çështje, raportoi Associated Press.

Kjo do të bëjë që qeveria amerikane të ndajë para dhe burime të tjera për të luftuar virusin, i cili mund të shkaktojë ethe, dhimbje trupi, të dridhura, lodhje dhe gunga të ngjashme me puçrrat në shumë pjesë të trupit. Deklarata vjen pasi administrata Biden është përballur me kritika për disponueshmërinë e vaksinës së lisë së majmunëve.

  • 1

    Radio