Politikë Më shumë

Lekiq: Opozita vështirë se do të ketë kandidat të përbashkët

Prej tvteuta09:51, 25 Janar 2018

Lideri i DEMOS Miodrag Lekiq ka deklaruar se nuk pret që opozita në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të ketë një kandidat të përbashkët, edhe pse sipas tij, ato nuk kanë konflikte të hapura në mes veti. Lekiq tha se vetë nuk ka aspirata të kandidojë përsëri për president të vendit, megjithë rezultatin e mirë të arritur para 5 viteve. Ai shtoi se Mali i Zi ndodhet në gjendje katastrofale ekonomike e cila po mbulohet me marrjen e borxheve,  çka një ditë do të ndalet, kurse sa i përket politikës, ai tha se DEMOS lufton për zgjedhje me lista të hapura dhe më shumë unitet opozitar.

  • 1

    Radio