LDA Balkan themelon degën në Mal të Zi
Prej tvteuta11:30, 13 Qershor 2020

Në Ulqin u mbajt Kuvendi I parë themelues I LDA Balkan dega e Malit të Zi. LDA Balkan është organizatë e cila funksionon në 5 shtete ballkanike dhe duke pare potencialin dhe interesimin e të rinjëve në Ulqin, vendosi të themelojë edhe degën e saj në Mal të Zi.
LDA Balkan ka për qëllim mbështjen e të rinjëve, fuqizimin dhe edukimin e tyre si dhe ngritjen e kapaciteteve në shoqëri. Në Ulqin punimet e Kuvendit themelues I kryesuan Marilo Meta -president I LDA Balkan, Qëndrim Hoxha – drejtor ekzekutiv I LDA Balkan dega në Kosovë, Ina Tane-Zv. LDA Balkan & Salesforce Leader Women in Tech Albania, Dr.Sc. Sedat Baraliu-kryetar I Komisionit për pranimin e anëtarëve të rinj. Kryesia e LDA Balkan ka emëruar kryetaren e LDA Balkan dega në Mal të Zi, Vjola Avdiun, si dhe përfaqësuesit tjerë të degës në Mal të Zi, që përbëhet nga një grup I të rinjëve.
Kjo organizatë gjatë aktiviteteve të veta, edhe para formimit të degës në Mal të Zi, ka kyçur personalitete nga Ulqini në aktivitetet e veta, sidomos në kohën e pandemisë në konferencat virtuale.
Të pranishëm në Kuvendin themelues, për të mbështetur aktivitetet e të rinjëve, ishin Kryetari I Kuvendit Komunal dr.Ilir Çapuni, kryetari I KKSH-së Faik Nika, lideri I Forcës Nazif Cungu, drejtoresha e RTV Teuta Ilmira Lika dhe përfaqësuesja e OJQ Horizonti i Ri Allmedina Doda.