Kuvendi Komunal: Trump propozohet për qytetar nderi i Ulqinit
Prej tvteuta1 March 2017
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal,pas debatëve të shumta u arrit të miratohet rendi i ditës prej 33 pikash. Përveç propozimit që si qytetare nderi të shpallet ish ambasadorja e Gjermanisë Gudrun Shtajnaker dhe presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, këshilltari i Frontit Demokratik Millan Rolloviq, paraqiti edhe propozimin që për qytetarë nderi të shpallet edhe presidenti i SHBA Donald Trump. Ky propozim i Rolloviq , i cili ishte i mbështetur nga 250 nënshkrime të qytetarëve, nuk hyri në rend të ditës pasi u refuzua me shumicën e votave të këshilltarëve.