Sociale Më shumë

Kuvendi Komunal: Miratohet plani për kredinë e re

Prej tvteuta09:47, 17 Nëntor 2015

Në seancën e djeshme të Kuvendit Komunal, e cila zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes, si pikë e parë e rendit të ditës u diskutua plani i sanimit të Komunës. Kjo pikë u propozua në fillim të seancës, dhe këshilltarët votuan pro futjes së saj në rend të ditës.

Ky plan parasheh që me kredi prej 5.5 milionë eurosh, për të cilën do të garantojë qeveria e Malit të Zi, Komuna të ristrikturojë borxhet e veta ndaj bankave, puntorëve dhe furnizuesve të ndryshëm.

Megjithëse gati të gjithë këshilltarët ishin pro këtij plani, miratimi i tij zgjati deri vonë, pasi seancën e karakterizuan debate të ndryshme që shpesh nuk kishin të bënin fare me rendin e ditës.

Në fund të seancës, u miratuan edhe pikat tjera të rendit të ditës.

  • 1

    Radio