Politikë Më shumë

Kuvendi filloi punën me dy orë vonesë, Luigj Shkrela nënkryetar i ri i Kuvendit Komunal

Prej tvteuta15:43, 2 Qershor 2021

Me dy orë vonesë filloi punën Kuvendi Komunal i Ulqinit. Para këshilltarëve gjenden 35 pika të rendit të ditës. Në këtë seancë  të parë të rregullt të Kuvendit  Komunal ,një zëri u zgjodh Luigj Shkrela nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve ,nënkryetar i Kuvendit.

Këshilltarët e Forcës së Re Demokratike, Ilir Çapuni dhe Sabri Salaj paralajmëruan kryetarin e Kuvendit Haxhi Sulejmanin dhe këshilltaret se pikat e rendit të ditës për shkarkimet e kryetarëve të bordeve dhe anëtarëve, janë në kundërshtim me ligjin, me këtë shkelet edhe statuti i Ndërmarrjeve Publike. Ata kanë propozuar që këto pika të hiqen nga rendi i ditës. Të njëjtën ka kërkuar edhe këshilltari Naser Resulbegoviqi nga radhët e partisë Socialdemokrate   dhe Xhavo Hoxhiqi.

Në seancën e sotme u shkarkuan ,dhe u emëruan kryetarët dhe anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike dhe   Shoqërive me Përgjegjësi të Kufizuar,(SHPK) përveç të “RTUL”

Pika e  12 rendit të ditës , propozim Vendimi për shkarkimin e kryetarit të anëtarëve të Bordit të drejtorëve të këshillit “RTUL” Ulqin nuk u shqyrtua në këtë seancë duke u ç’vendos në pikën e fundit.

Kryetari I Kuvendit Komunal Haxhi  Sulejmani tha se puna e Kuvendit sot do të zgjasë deri në orën pesë.

 

H.Nelaj

 

  • 1

    Radio