Aktuale Më shumë

KSHZ: Listat zgjedhore mund të dorëzohen nga 7 prilli deri më 16 maj

Prej tvteuta20:17, 20 Mars 2023

KSHZ-ja ka shpallur sot kalendarin e afateve për realizimin e veprimeve zgjedhore lidhur me zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 11 qershor.

Partitë politike të regjistruara në Mal të Zi, koalicion ose një grup votuesish që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje, duhet të dorëzojnë pranë këtij komisioni listën zgjedhore për zgjedhjen e deputetëve jo më parë se 20 ditë nga data e shpalljes së zgjedhjet, gjegjësisht nga 7 prilli dhe jo më vonë se 25 ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, pra deri më 16 maj në mesnatë – thuhet në njoftim.

Parlamenti i Malit të Zi, siç është specifikuar, me vendim të posaçëm duhet të formojë Komisionin për monitorimin e zbatimit të Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve në pjesën që ka të bëjë me median, jo më vonë se dhjetë ditë nga data e shpalljes së zgjedhjeve, pra deri në mesnatën e 27 marsit. Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi janë shpallur për më 11 qershor.

  • 1

    Radio