Politikë Më shumë

Nishani në Tuz: Ruani gjuhën dhe identitetin

Prej tvteuta10:40, 23 Mars 2015

 Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, qendroi në vizitë zyrtare në Malin e Zi, me ftesë të homologut të tij, Filip Vujanoviq. 

Fillimisht krerët e dy shteteve u takuan në Cetinë ku theksuan se Shqipëria dhe Mali i Zi nuk kanë çështje të hapura dhe se kjo vizitë dëshmon marëdhënjet miqësore të fqinjësisë së mirë.

Gjatë bisedimeve dypalëshe janë theksuar edhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe të arriturat në procesin e integrimit në Bashkimin europian. Pjesë e bisedimeve ishte edhe statusi i shqiptarëve në Mal të Zi. Përveç kryetarit Vujanoviq, presidenti Nishani u takua edhe me kryeministrin Millo Gjukanoviq dhe kryeparlamentarin Ranko Krivokapiq.

Ashtu sic ishte paralajmeruar,presidenti NIshani gjate dites se parë vizitoi edhe Tuzin ku u takua me zyrtarët e Komunës urbane dhe përfaqësues të partive politike shqiptare. Banorët e Malësisë në një numër të konsiderueshëm kishin dalur për ta pritur presidentin Nishani i cili u përshëndet me ta duke ecur në këmbë deri te ndërtesa e Komunës ku më pas u takua me përfaqësuesit zyrtarë dhe politik.

Një mesazh të rëndësishëm për mësimdhënësit dhe prindërit, presidenti Nishani e dha gjatë vizitës së tij  në SHF “Mahmut Lekiq” me ç rast u tha se duhet te ruajnë gjuhën dhe identitetin e tyre, si vlerë e veçantë.

 

 

  • 1

    Radio