Aktuale Më shumë

Kryetari i Plevlës jep dorëheqje

Prej tvteuta18:34, 10 Shkurt 2022

Kryetari i Komunës së Plevlës, Igor Goluboviq, sot ka dhënë dorëheqje nga ajo pozitë. Arsyet për këtë ai i sqaroi në konferencë për media , në të cilën tha se deklaratat e tij janë transmetuar “në mënyrë selektive dhe tendencioze” dhe se ato kanë shkaktuar dyshime në kryesinë e partnerëve të tyre të koalicionit dhe një numër të vogël të anëtarëve të organeve të tyre partiake.

“Unë i përbuz interpretimet mediatike të deklaratave të mia dhe i refuzoj përsëri me vendosmëri”., tha Golluboviq , duke iu referuar intervistës për televizionin e Podgoricës, ku ai tha se grafitët me kriminelin e luftës Ratko Mlladiq, nuk do të fshihen.

Ai shtoi se detyrën e kryetarit të Komunës e ka kryer me krenari dhe përgjegjësi të plotë, me ambicien që të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve, pavarësisht dallimeve partiake, fetare apo kombëtare.

Nuk ka pasur njoftime zyrtare dhe nuk dihet nëse Goluboviq do të përjashtohet edhe nga partia , edhe pse deputetja e kësaj partie, Marta Shqepanoviq, më herët ka thënë se ai nuk ka vend më në atë parti. Dorëheqjen e tij paraprakisht e kishte kërkuar edhe sekretari i përgjithshëm i DPS-së, Aleksandar Bogdanoviq.

  • 1

    Radio