Sociale Më shumë

Kryetari Cungu uron festën e Krishtlindjeve

Prej tvteuta16:30, 6 Janar 2018

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungi, ka dërguar mesazh urimi për të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e Krishtlindjeve.

“Të nderuar bashkëqytetarë dhe bashkëqytetare, besimtarë të besimit ortodoks. Më lejoni që në emër të Komunës së Ulqinit dhe në emrin tim personal të ju uroj Natën e Buzmit dhe festën e Krishtlindjeve.  Ju dëshiroj që këtë festë ta kaloni në paqe, mirëqenie, në rrethin e miqve, të familjes dhe të dashurve, nga të cilët marrim forcën për sfidat që na presin, me bindjen se koha e ardhshme do të jetë më e mirë për Ulqinin tonë, i cili me shekuj ishte vendi i respektit  dhe tolerancës të ndërsjelltë.”, thuhet në urimin e kryetarit Cungu.

  • 1

    Radio