Kroacia shënon fitoren e parë
Prej tvteuta16:59, 29 Mars 2023

Kroacia e ka shënuar fitoren e parë në kualifikimet për Evropianin e vitit të ardhshëm. Kroacia fitoi 2:0 në Bursa ndaj Turqisë, në ndeshjen që i takoi grupit D kualifikues për “Euro 2024”.
Mateo Kovaçiq i ka shënuar dy gola. Të parin në minutën e 20-të, kurse të dytin në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë.
Kroacia ka katër pikë në vendin e dytë sa ke edhe Uellsi në vendin e parë. Uellsi mposhti Letoninë me rezultatin 1:0