Politikë Më shumë

Krivokapiq publikon emrat e kandidatëve për postet ministrore

Prej tvteuta19:51, 5 Nëntor 2020

I mandatuari për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka publikuar sot emrat e kandidatëve për postet ministrore. Shumica dërrmuese e këtyre emrave janë pak apo aspak të njohur për opinionin publik, edhe pse disa vlerësohen si ekspertë në fushat përkatëse. Qeveria e re do të ketë 12 ministri, atë të jashtme për të cilën propozohet, Gjorgje Radulloviq, të punëve të brendshme, ku kandidat është Nikolla Terziq, financave Millojko Spajiq, kulturës dhe sportit, Vesna Bratiq, shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq, ekonomisë, Jakov Millatoviq, investimeve kapitale, Mlladen Bojaniq, ministrisë për administratë publike, Tamara Srzentiq, ekologjisë, Ratko Mitroviq, bujqësisë, Aleksandër Stijoviq, kurse asaj të drejtisisë dhe popujve pakicë, Vlladmir Leposaviq. Sipas burimeve të disa mediave, për ministri të mbrojtjes do të propozohet Dritan Abazoviq, por nëse ai nuk pranohet nga koalicionet, atëherë alternativë është Krsto Peroviq. Krivokapiq sot u takua me përfaqësuesit e koalicioneve fituese, por akom nuk ka informacione lidhur me mbarëvajtjen e takimit.

  • 1

    Radio