Sociale Më shumë

Kranjanet kerkojne investime

Prej tvteuta3 December 2014

  Koalicioni Shqiptare i cili ka nje mandat ne Kuvendin Komunal te Tivarit , keshilltarin  Ismail Doda  i cili vjen nga rradhet e Lidhjes Demokratike ne Mal te Zi, dorëzoi ne Kuvendin Komunal të Tivarit planin zhvillimor të Krajës për vitin 2015. Behet fjale per 9 investime jetesore per kete komunitet i cili per shkak te moszhvillimit te kesaj ane cdo dite e me shume po zvoglohet numri i banoreve duke emigruar ne vende  te ndryshme, e kryesisht ne SHBA.  Kerkesa e koalicionit eshte qe keto pika te hyjne ne propozimin e buxhetit komunal dhe te realizohen ne  vitin 2015. Kerkesat  mund ti lexoni ne vazhdim: 1.Realizimi i Projektit  te Ujësjellësit të Krajës 2.Mirëmbajtjen e rrugëve lokale

3.Asfaltimin e rrugëve lokale: a)Rrugën për Bolaj (Ostrosi i Madh) b)Rrugën për Kanaqaj (Ostrosi i Vogël) c)Rrugën tek Ubla Krajës d)Rrugët në Ftjan deri tek Xhamija dhe Shkolla e)Rrugën në Lekperaj (Arbnesh) f)Rrugën për Curajt Posht(Ostrosi i Madh) g) Rrugën deri tek Ubla e Boboshtit h)Rrugën për Milaj (Kështenj) i)Rrugën për Hardoj (Ostrosi i Vogel) j)Rrugën për Markaj(Runj) k)Rrugën për Ramushaj(Martiqi) l)Rrugën në Qyrjan deri tek Ubla m)Rrugën Blacë-Liqen 4.Mbulimin e tregut të Ostrosit 5.Financimin e manifestimit „Festa e Gështenjes“ 6.Financimin e manifestimit „Në fillim të Verës“ 7.Ndriçim publik për të gjithë fshatrat e Krajës 8.Rekonstruktimi i Porteve të Krajës (Skje,Shitar,Sjerç,Muriq) 9.Vendosja e një linje transporti në relacionin Tivar-Ostros-Gjur