Aktuale Më shumë

Kordiq: Mbi 64% e masave nga Plani i Veprimit janë realizuar

Prej tvteuta09:16, 11 Mars 2022

Nga dhjetori i kaluar deri në mars të këtij viti, Mali i Zi ka realizuar 64,15 përqind të masave nga Plani i Veprimit për adresimin e rekomandimeve kryesore të Komisionit Evropian, tha kryenegociatorja Zorka Kordiq.

Sipas Kordiq, raporti i parë tremujor për zbatimin e Planit të Veprimit, i miratuar nga Qeveria, tregon se gjatë periudhës paraprake janë bërë përpjekje të konsiderueshme në përmbushjen e obligimeve të vendosura nga Mali i Zi në rrugën evropiane. Kordiq tha se beson se Mali i Zi me zbatimin e mirë të këtij dokumenti planor do të ndikojë në përmirësimin e vlerësimeve në raportin e ardhshëm te KE në shumë fusha .

  • 1

    Radio