Sociale Më shumë

Koncerti me “Këngë ndër shekuj” mbush sallën e Qendrës për Kulturë

Prej tvteuta10:14, 29 Nëntor 2016

Mbrëmë nën organizimin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi,  për nder të ditës së flamurit,28 nëntorit, u zhvillua koncerti “Me kënë ndër shekuj”. Ai ishte edhe manifestimi përmbyllës i ditës së pavarsisë për shqiptarët në Mal të Zi, që gjatë këtyre ditëve kanë ndjekur aktivitete të shumta të organizuara nga këshilli kombëtar i shqiptarëve në Plavë,Tuz dhe Ulqin.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Genci Nimanbegu hapi siparin e këtij koncerti me fjalë uruese,duke përcjell mesazhin e unitetit në të gjitha trojet shqiptare. Të ftuar në koncertin “Me këngë ndër shekuj” ishin orkestra e akademisë  së arteve Tiranë  si dhe sopranoja Gjylie Pelingu ,tenori Dardan Pepkola,bariton Solen Alla,udhëheqës artistik, Alqi Lepuri,artist i merituar.

Koncerti pati një audiencë të madhe e cila kishtë mbushur sallën e qendrës për kulturë,të cilët gjithashtu patën mundësi që para koncertit të ndiqnin edhe ekspozitën e  pikturës Shkodër-Malësi-Ulqin të ekspozuar pranë galerisë së arteve.

 

  • 1

    Radio