Ekonomi Më shumë

Komuna e Tuzit planifikon 11 milion euro investime

Prej tvteuta10:04, 17 Maj 2019

Nga Komuna e Tuzit njoftojnë se në plan janë disa investime madhore në këtë komunë, me vlerë totale prej rreth 11 milionë euro. Ato janë rikonstruimi dhe ndërtimi i rrugës Dinoshë- Cem i Trieshit me gjatësi 17.3 km, ndërtimi i rrethrrotullimit përballë Kishës Katolike  në Tuz, si dhe faza e parë e bulevardit Tuz-Podgoricë  me gjatësi 4 km.  Tenderët për realizimin e këtyre projekteve, janë përfunduar, si dhe janë përzgjedhur kompanitë që do të realizojnë punimet, thonë nga Komuna e Tuzit.

  • 1

    Radio