Ekonomi Më shumë

Kompania greke fillon së shpejti kërkimin e naftës në Ulqin

Prej tvteuta10:06, 3 Dhjetor 2018

Kompania greke “Energean”, e cila vitin e kaluar nënshkroi kontratën me qeverinë për kërkimin e neftës në bregdetin e Ulqinit, pritet që punimet ti nisë në fillim të vitit 2019. Kërkimet sizmike do të zgjasin 13 deri 20 ditë dhe do të përfshijnë 335 kilometër katrorë, kurse e gjithë periudha e kërkimeve do të zgjasë 7 vjet, gjatë së cilës do të investohen 19 milionë euro. Konzorciumi tjetër Eni-Novatek, ka filluar kërkimet prej gjysmës së nëntorit me ardhjen e anijes “Polar Express” në ujrat e Malit të Zi.

  • 1

    Radio