Sociale Më shumë

Komisioni Bereqi ndanë pako ushqimore për familjet në nevojë

Prej tvteuta11:50, 23 Mars 2020

Komisioni Bereqeti i cili funksionon ne kuadër të Bashkësisë Islame në Ulqin ka ndërmarrë aksionin humanitar të shpërndarjes së produkteve ushqimore për familjet në nevojë të Komunës së Ulqinit. Mirsad Muça nga komisioni Bereqeti tha  se ky donacion vjen nga bamirësit vendas të cilët duke parë situatën e vështirë nga Covid 19 , po përpiqën që tu gjenden pranë atyre të cilëve janë në mungesë të ushqimit. Aksioni ka katër ditë që ka filluar dhe gjërë më tani janë shpërndarë 110 pako ushqimore në qytet dhe rrethinë. Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.

  • 1

    Radio