Komisioni “Bereqeti” apelon për donacion të veshmbathjeve për dimër
Prej tvteuta16:28, 5 Janar 2019
Komisioni bamirës “Bereqeti” , i cili vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Ulqinit, e filloi edhe këtë vit me shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë në Komunën tonë. Nga ky komision thanë për TV Teuta se u janë shumë falenderues atyre që ndihmojnë në grumbullimin e këtyre ndihmave, sidomos afaristëve të Ulqinit. Ato u bënë thirrje njerëzve të mirë që të vazhdojnë me donacionin e veshmbathjeve për periudhën e dimrit pasi shumë njerëz nuk kanë mundësi ti blejnë dhe kanë nevojë për to në këto ditë të ftohta.