Koktej falenderues për të gjithë ata që ndihmuan

Prej tvteuta14:59, 26 Dhjetor 2018

Para një viti Kasem Behareviq, banor i lagjes Kodra në Ulqin, pati fatkeqësinë ti digjej e gjithë shtëpia si pasojë një aksidenti të lidhur me energjinë elektrike. I mbetur pa strehim dhe në pamundësi finanicare, Behareviq ishte pothuajse në mes të rrugës, por afaristët e Ulqinit,  pushteti lokal , Bashkësia Islame e të gjithë njerëzit e mirë, u përkujdesën që ta ndihmojnë këtë familje për të rindërtuar shtëpinë. Një vit më vonë, ai dëshiron tu tregojë atyre se angazhimi nuk ka shkuar kot dhe se me ndihmën e tyre dhe punën e tij, ka arritur ta rindërtojë shtëpinë. Behareviq tha për TV Teuta se nuk gjen fjalë për të shprehur falenderimet e tija për të gjithë ata që e ndihmuan në kohërat më të vështira.

  • 1

    Radio