Knezheviq heqjen e kufijve e konsideron kërcënim nga Shqipëria
Prej tvteuta4 January 2019
Njëri nga liderët e Frontit Demokratik, Millan Knezheviq, njoftmimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama se pas heqjes së kufijve me Kosovën, të njëtjën do të tentohet me Maqedoninë, Greqinë dhe Malin e Zi, e ka quajtur si kërcënim ndaj Malit të Zi prej idesë së Shqipërisë së Madhe. Sipas Knezheviq, reagime nga Qeveria e Malit të Zi as nuk mund të priten pasi ato janë edhe vetë pjesë e kësaj ideje dhe reagojnë vetëm kundër Serbisë dhe Rusisë. Ai deklaroi se Mali i Zi së shpejti do të jetë krahinë e Shqipërisë së Madhe dhe Shkodra do të jetë kryeqytet i saj.