Aktuale Më shumë

Klubi ping pongut “Valdanos” shënoi një arritje tjetër të jashtëzakonshme

Prej tvteuta19:03, 3 Qershor 2022

Klubi ping pongut “Valdanos” shënoi një arritje tjetër të jashtëzakonshme . Vajzat e këtij klubi fituan medalje të arta dhe trofe. Mija Zhivanoviq dhe Lara Franeta  fituan vendin, e parë në garat shtetërore në Mal të Zi që u mbajtën të shtunën në Podgoricë.

Ato u shpallen kampione të Malit të Zi , ne kategorine e kadeteve, si dhe u ftuan ne reprezentacionin e Malit të Zi, ku do marrin pjesë në kampionatin evropian të ping pong-ut që do mbahet ne Podgoricë .
Pulti tha se nuk ishte hera e parë që këto garuese shperblehen duke treguar arritjet e mëparshme, por pa dyshim këtë të fundit e cilësoi si më të suksesshmen.

Kjo gjenerate po cilesohet si më e mira deri më tani thote trajneri Jovica Franeta, pasi që vetëm mbas 4-tër vite stërvitje, arritën këto rrezulltate të shkëlqyera.

Më shumë rreth kësaj , mundëni ta ndiqni në emisionin “Kronika e Ulqinit”, sonte  në orën 20:30.

  • 1

    Radio