AKTUALE Më shumë

Klubi i taekwondo-së Ulqini: Përfaqësim dinjitoz në Kampionatin evropian në Sarajevë

Prej tvteuta14:16, 19 Nëntor 2021

Përfundoj kampionati Europian për kategorinë Junior i cili u mbajtë në Sarajevë, Bosne dhe Hercegovinë me datë 12-15.11.2021 si dhe turneu ndërkombëtarë i nivelit G1-E1 me datë 16-17.11.2021 që ka të bëjë me grumbullimin e pikëve të cilat shërbejnë për rang listën botërore si dhe për lojërat Olimpike. Përfaqësuesja e Malit të Zi u paraqitë me 4 sportist e në mesin e tyre edhe sportistja nga klubi i Taekwondo-së Ulqini Amra Dushku. Në këtë kampionatë dhe turnament u paraqitën 55 shtete me mbi 1000 sportist. Amra u ndal që në ndeshjen e parë nga përfaqësuesja e Irlandës me rezultat të ngushtë 6:5.
Në aktivitetin e nivelit G1-E1 nga klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqitën tri sportiste Sara Kraja, Merisa Malokraja dhe Arta Ismailaga. Sara Kraja arrinë të fitoj dy ndeshje e cila ndalet në ndeshjen e tretë dhe me ketë ajo dekorohet me medalje të bronzit🥉 ajo arrinë tē fiton edhe disa pikë e cila do të ngjitet edhe më lartë ne rang listën botërore dhe shpresojmë se një ditë do ti hapet rruga për në lojërat Olimpike. Sportistja Merisa Malokraja dhe Arta Ismailaga u ndalen që në ndeshjen e parë edhe pse gjatë gjithë kohës ishin në avantazh mirpo në sekondat e fundit nuk ia arritën të mbajnë rezulatin në favor të tyre, ndonëse edhe përvoja pasi Arta dhe Merisa janë në hapat e para në këto aktivitete të nivelit të lartë. Shpresojmë për më të mirën dhe ju urojmë fat në këtë rrugëtim të suksesit.
Falenderojë të gjithë ata që na përkrahen, Komunën e Ulqinit, Sponsorët e në veçanti prindërit të cilët po japin maksimumin për sukseset e klubit tonë.
Tkd Ulqini,
Fikret Dushku, prof.

  • 1

    Radio