Aktuale Më shumë

NIMANBEGU: RROK MIRDITA NE SHPIRT KISHTE KOMBIN DHE PAQEN NJEREZORE

Prej tvteuta16:12, 10 Dhjetor 2015

                           KONFERENCËS IPESHKVNORE TË SHQIPËRISË

                          ARKDIOQEZËS METROPOLITANE TIRANË-DURRËS

MESAZH NGUSHËLLIMI ME RASTIN E VDEKJES SË IMZOT RROK MIRDITA

Me keqardhje dhe dhimbje të thellë e pranuam ndarjen nga jeta të imzot Rrok Mirditës, Arqipeshkv Metropolit i Arkdioqezës Tiranë-Durrës.

Imzot Rrok Mirdita, jo vetëm që ishte prijës fetar i konfesionit katolik, por edhe një veprimtarë i madh i kombit shqiptar, një shembull të cilin duhet ndjekur.

Ai pa u lodhur asnjëherë u mundua që përmes meshave dhe predikimieve të ndryshme fetare dhe zyrtare, të kontribuojë në paqen shpirtërore tek të gjithë njerëzit duke mos bërë asnjë lloj dallimesh, sepse ai kishte në shpirtë kombin dhe paqen njerëzore.

Ne shqiptarët në Mal të Zi, kemi një konsideratë të posaçme dhe jemi krenar për veprën e Tij ,sepse Ai edhe pse jetoj dhe veproi në Shqipëri, ishte pjesë e komunitetit tonë, pasi ka lindur në Kllezën të Ulqinit.

Me këtë rast në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të zi, dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, klerit dhe të gjithë besimtarëve të konfesionit katolik, për humbjen e Imzot Rrok Mirditës.

U preft në paqe!

Me nderime,

Genci Nimanbegu

Deputet dhe Kryetar i KKSH-së

  • 1

    Radio