Lajçakut edhe zyrtarisht i zgjatet mandati si emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi deri në janar të vitit 2025
Prej tvteuta26 July 2024

Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur që t’ia zgjasë mandatin emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deri më 31 janar të vitit 2025. Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi publik nga Këshilli i Bashkimit Evropian. “Miroslav Lajçakut, Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, i është vazhduar mandati deri më 31 janar, 2025”, thuhet në vendim. Lajçak ishte emëruar si përfaqësues special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi gjatë vitit 2020. Ndryshe, takimet e mbajtura së fundi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, qoftë në nivelin e lartë apo në atë të kryenegociatorëve kanë përfunduar pa ndonjë rezultat.