Aktuale Më shumë

Kekoviq: Të zvogëlohen akcizat për derivate më pak se 40 për qind

Prej tvteuta07:45, 9 Mars 2023

Unioni i Sindikatave të Lira (USL) i bëri thirrje Ministrisë së Financave që në këtë periudhë krize t’i propozojë përsëri Qeverisë të marrë vendim për uljen e akcizës për shitjen e naftës dhe derivateve në masë jo më pak se 40 për qind. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Sindikate, Sërgja Kekoviq i është drejtuar me letër ministrit të Financave, Aleksandar Damjanoviq, lidhur me faktin se vendimi për uljen e masës së akcizës për shitjen e derivateve të naftës nuk është e vlefshme që nga 27 shkurti. “Përveç kësaj, u rritën akciza për shumë produkte të konsumit të gjerë, si pijet e gazuara, pijet alkoolike, produktet e sheqerit, dhe disa produkte tjera, si edhe produktet e duhanit”, tha Kekoviq, gjë që, siç tha ai, do të ndikojë në rritjen e çmimeve të tyre por edhe të produkteve tjera të rëndësishme për standardin e qytetarëve.

  • 1

    Radio