Sociale Më shumë

Katërkollë – Trotuaret të shndërruara në tezga (video)

Prej tvteuta11:33, 10 Janar 2015

Katërkolla si qendra e Anës së Malit zakonisht tubon më shumë njerëz ditëve të enjte ,kurë është ditë tregu. Temperaturat tejet të ulëta që mbizotërojnë këto ditë kanë ndikuar shumë edhe në një pazar tejet të vobektë. Ajo çfarë është karakteristike për këtë zonë është shndërrimi i trotuareve në tezga. Për zgjatë rrugës kryesore ku kalojnë me qindra automjete kemi edhe shitjen e produkteve të ndryshme ushqimore.

Sigurisht për një vizitor jep një pasqyrë jo të lakmueshme,pasi që është vendi i caktuar ku mund të shitet,por edhe për vetë konsumatorët nuk është diçka  higjienike. Nuk do të merremi më shumë me këtë dukuri,pasi janë organet të cilat janë kompetente dhe duhet të jenë më shumë të angazhuara në terren.

Si duket ky vit ka qenë shumë i bereqetshëm si  për vetë peshkatarët ashtu edhe për qytetarët tanë të cilët munden me një çmim solid të kenë në tryezat e veta produkte të peshkut.

Ditën e enjte në Katërkollë përveç produkteve vendore ka pasur një ofertë të mirë të peshkut,me çmime shumë të ulët.

  • 1

    Radio