Sociale Më shumë

Katana: Nxënësit janë vetëorganizuar. 130 janë në vetizolim 4 rezultojnë pozitiv , në pritje rezultatete tjera

Prej tvteuta12:20, 10 Shkurt 2021

Shkuarja e nxënësve të Qendrës Shkollore “Vëllazërim Bashkim “në Zhabljak për skijim ka nxitur reagime të shumta në Komunën e Ulqinit.. Në skijim kanë qenë 130 nxënës nga kjo shkollë,të cilët atje kanë qëndruar 3 ditë, e më pas dy dit të njëjtit kanë vijuar mësimin .Me paraqitjen e rastit të parë që ka alarmuar udhëheqësinë  për situatën e krijuar është marrë vendim që 130 mxënës të vetizolohen,ndërkohë që të gjithë janë të obliguar të testohen .Deri tani drejtori Katana ka thënë se 4 nxënës rezultojnë pozitiv, ndërsa priten rezultatet e testimeve të tjera.

Ai shtoi se ishte në dijeni për këtë udhëtim i cili ishte edhe në programin shkollor,  por nuk e ka aprovuar organizimin, dhe se i njëjti është realizuar privatisht, për çka ai thotë se nuk ka pasur ndikim .Ndërkohë Katana tha se ai ka pyetur për mendim zyrtar në  ministrinë e arsimit lidhur me këtë organizim, të cilët janë përgjigjur se udhëtimet nuk janë të ndaluara, por se nuk sugjerojnë organizime të tilla.

Ndërkaq,lidhur me udhëtimin e organizuar në Zhabljak të 130 nxënësve nga Shkolla e Mesme “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin, të cilët pas kthimit u vendosen në vetizolim, nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit kumtuan se ato nuk kanë dhënë leje për këtë udhëtim dhe as shkolla nuk iu drejtua zyrtarisht me këtë motiv.

  • 1

    Radio