Ekonomi Më shumë

Karisma ofron 200 vende pune

Prej tvteuta09:41, 18 Janar 2018

Kompania Karisma e cila ka marrë me qira hotelet “Bellevue” dhe “Olimpic” në Plaz të Madh, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit do të organizojnë Career Day  në Ulqin, ku qytetarëve do tu ofrohen 200 vende pune.

Nga kompania u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve ët Ulqinit që të paraqiten për punë, pasi të gjitha vendet janë të hapura, bile edhe ato të udhëheqësisë. Profilet që kërkohen janë nga më të ndryshmit dhe për to nuk kërkohet aq shumë përvojë sa nevojiten trajnime, të cilët do të organizohet nga vetë kompania, njoftojnë ato.  Career Day do të organizohet në sallën e Kuvendit Komunal me 2 shkurt 2018 me fillim në orën 10.00.

  • 1

    Radio