Politikë Më shumë

Juncker: Serbia dhe Mali i Zi anëtarë të BE-së para 2025

Prej tvteuta09:57, 9 Nëntor 2017

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker vlerësoi sot se Serbia dhe Mali i Zi do të jenë anëtarë të Bashkimit Evropian para vitit 2025. “Unë besoj se këto dy shtete do të jenë anëtarë të Bashkimit Evropian para 2025”, u shpreh Juncker gjatë një konference shtypi në Bruksel me kryeministrin bullgar, Boris Borissov, vendi i së cilit do të mbajë presidencën e radhës së BE-së nga 1 janari.

Në fjalimin e mbajtur për situatën e Bashkimit Evropian në muajin shtator, Juncker ishte shprehur për një zgjerim të mëtejshëm të BE, me integrimin e vendeve të Ballkanit. Megjithatë ai shtyu në një të ardhme të afërt anëtarësimin e Turqisë, ku vlerësoi se ky shtet po vetëdistancohet me hapa gjigantë nga BE-ja, për shkak të spastrimeve në masë të ndërmarra pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016. BE ka nisur bisedimet e anëtarësimit me Beogradin në janarin e 2014, në vazhdën e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

  • 1

    Radio