Aktuale Më shumë

Jokoviq: Ska vend në qeveri për të humbësit e zgjedhjeve. SD: Më mirë të mos formohet fare

Prej tvteuta17:29, 13 Mars 2022

Kryetari i PSP-së, Vlladimir Jokoviq tha se Këshilli Qendror i partisë i autorizoi të hyjnë në negociata për formimin e një qeverie të pakicës dhe se partitë që u mundën në zgjedhjet e 2020 nuk mund të jenë pjesë e saj. Ai shtoi se nuk duan të ndryshojnë vullnetin elektoral të qytetarëve, që do të thotë se nuk ka vend në qeveri për PSD, SD, dhe PDS.

Kjo deklaratë e tij nuk u prit mirë nga Socialdemokratët. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Millosh Çelanoviq, tha se nëse në qeverinë e re çdo gjë varet nga PSP, atëherë më mirë të mos formohet.

“Nëse dikush me pikëpamje të prapambetura, identike  si ato të Frontit Demokratik, do të komandojë në qeverinë e re, atëherë më mirë të kishte qëndruar ajo e Krivokpaiq.”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tij.

  • 1

    Radio