Sociale Më shumë

Jetmira Hoxha: Me pikturë koha kalon më bukur

Prej tvteuta16:41, 16 Prill 2020

Koronavirusi është kryefjala e muajve të fundit në të gjithë botën. Si për faktin që është shpërndarë shumë shpejtë dhe ka mbërritur në secilin vend, ashtu edhe nga kufizimet të cilat i ka sjellë me vete. Koha për ato të cilët janë të liruar nga puna kalohet në mënyrë të ndryshme, si me leximin e librave, filmave të ndryshme apo edhe me vizatim. Kjo e fundit është në rastin e kostumografes dhe skenografes Jetmira Hoxha. Ajo për televizionin Teuta thotë që kohën e saj ja ka kushtuar pikturave, aty e gjenë qetësinë edhe largimin nga tema aktuale. Ka përfunduar katër piktura dhe vazhdon të punojë dhe në disa tjera paralelisht. Planifikon që në të ardhmen të sjellë për publikun ekspozitë me fotografi.

  • 1

    Radio