Aktuale Më shumë

“Jemi ne”: Ne duam të anëtarësohemi në BE, jo në Ballkanin e Hapur dhe “botën serbe”

Prej tvteuta09:37, 29 Nëntor 2022

Për të tretën herë gjatë këtij muaji, para Parlamentit të Malit të Zi u mbajt protestë me sloganin “Jemi ne”, ku morën pjesë mijëra qytetarë.

Ata kërkojnë tërheqjen e amendamenteve të Ligjit për presidentin, zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Organizatorët thanë se Mali i Zi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë në shitje.

Protestuesit i thanë kryeministrit të qeverisë në detyrë, Dritan Abazoviq, se hyrja e Malit të Zi në nismën rajonale Ballkani i Hapur, do të ishte e papranueshme dhe se Mali i Zi duhet të hyjë në BE dhe jo në “botën fantazmë serbe”, siç e quajtën ata këtë nismë rajonale.

Pas fjalimeve para protestuesve, qytetarët parakaluan nëpër Podgoricë, dhe tubimi u përmbyll pa ndonjë incident, raporton Radio Evropa e Lirë.

  • 1

    Radio