JAVA E ALBANALOGJISË
Prej tvteuta15 June 2015
Për pesë ditë me radhë në Prishtinë, në ambientet e Institutit Albanologjik, do të mbahet Java e Albanologjisë, një organizim ky që sjell kontekste të ndryshme letrare nga folës dhe studiues të letërsisë dhe albanologjisë. Java, përmban disa ligjërata për ditë me radhë, në tema të ndryshme si: Problemet e terminologjisë islame në gjuhën shqipe, Prania e arabizmave në leksikun e shqipes, Prurjet leksikore në kuadër të “relativitetit” semantik, Mendësia dhe shprehësia në frazeologjinë e të folmes së Gjakovës etj.