Aktuale Më shumë

Ja pse dështoi Kosova në UNESCO

Prej tvteuta10:01, 10 Nëntor 2015

Veç konjukturave dhe lobimeve pro dhe kundra anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, duket se shkaku i mos anëtarësimit të saj në këtë organizatë nuk është vetëm ky.

Duke ju referuar listës zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, ky shtet deri më tani njihet prej 111 vendesh, shifër kjo që normalisht pritej të arrihej edhe në votimin e së hënës.UNESCO nga ana e saj ka 195 vende anëtare, por jo të gjitha me të drejtë vote.

Dhe pikërisht këtu mund të gjendet dhe arsyeja e mosarritjes së votave të nevojshme (95) që i duheshin Kosovës.Sipas rezultatit zyrtar, pro votuan 92 shtete.

Por në votim nuk morën pjesë 15 vende, 4 prej të cilëve e njohin Kosovën si shtet. Dhe ajo që duket se ka bërë diferencën, është heqja e të drejtës së votës për 6 shtete që e njohin Pavarësinë, mes tyre dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat lobuan fort për anëtarësimin. Po ashtu pa te drejtë vote ishte edhe Izraeli.

  • 1

    Radio