Aktuale Më shumë

Ish avokati i Trump nën akuza të reja. Giuliani urdhërohet të paraqitet para jurisë së madhe

Prej tvteuta08:48, 16 Gusht 2022

Ish avokatit të Donald Trump, Rudy Giuliani, i është thënë nga prokurorët në Georgia se ai është objektiv i jurisë së madhe për qëllime speciale që hetojnë nëse ish-presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij kanë shkelur ligjin në përpjekjet e tyre për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në Georgia.

Një prokuror nga Zyra e Prokurorit të Qarkut Fulton njoftoi avokatin e Giulianit në Georgia të hënën për ta informuar atë se Giuliani tani konsiderohet objektiv i hetimit të tyre, tha Bob Costello, një tjetër avokat ti Giulianit, shkruan CNN-i të hënën. Giuliani, i cili shërbeu si avokat i Trumpit gjatë zgjedhjeve të vitit 2020, u urdhërua nga një gjykatës i zonës së Atlantës të paraqitej këtë javë personalisht përpara jurisë së madhe.

  • 1

    Radio