Opinion Më shumë

Ilmira Lika nderohet me çmimin Ambasador për Paqe !

Prej tvteuta16:50, 2 Qershor 2020

Shkruar Tahir Shabani:

Drejtoresha dhe kryredaktorja e Televizionit Teuta në Ulqin, vlerësohet nga organizata Global Socio-Economic and Financial Evolution Network të udhëhiqet nga Princi Blessing Lawal, Falënderim i veçantë për mikun tim, Ambasadorin dhe Liderin për Paqen Botërore, i cili gjithmonë ka vendosur shkëmbime bilaterale në fushën mediave,  Kulturës, Universitetit, Shkencës me diplomaci kulturore dhe publike.

Zonja Ilmira Lika, lobuese, aktive përmes diplomacisë kulturore, publike dhe ekonomike për kontributin e saj për në drejtim të informacioneve, kulturës, traditave kombëtare shqiptare, zhvillimin turistike duke trajtuar tema me rendësi te veçanta se bashku me stafin përmes  dritares informative në Televizionin Teuata në Ulqin dhe popullin shqiptar në Mal-të Zi dhe në trojet tona.  Fillon karrierën mediatike nga mosha 18 vjeçare pran Radio Televizionin e Malit te Zi ne rolin spikere dhe udhëheqëse e lajmeve dhe emisionit te vetëm ne gjuhen shqipe te asaj kohe, ku te gjithë sytë i kishin tek ai emision i cili transmetohej 30 minuta, një here ne jave. Poashtu kam ushtruar edhe punën e gazetarisë ne terren për tema sociale ne viset ku jetojnë shqiptaret ne Mal te Zi. Ne ketë shtëpi informative dhe  mediatike ka punuar gjatë periudhën 1996-2004. Angazhime profesionale nga periudha 2004-2011 kam punuar ne RTV Teuta ne Ulqin, në  profileve te ndryshme  te gazetarisë, deri ne momentin kur  televizioni filloi te kishte probleme te mbarëvajtjes ne pune. Nga viti 2011-2013, e punësuar me angazhime në subjektin politik “Forca” si konsultante  e  klubit te këshilltarëve. Theks i veçantë ne karrierën  te deritashme është periudha e vitit 2008-2013, e zgjedhur  të kryej detyrën e këshilltares së Kuvendit të Komunës së Ulqinit pranë subjektit politik “FORCA”, ku se bashku me klubin e këshilltarëve  partiak (me i madhi ne Kuvend) jemi marre me çështje tejet te rëndësishme te komunës se Ulqinit dhe me problematikat me te cilat ballafaqohen shqiptaret ne Mal të Zi, duke hartuar programe, platforma dhe strategji te ndryshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave dhe të identitetit kombëtare. Televizioni ka një shikueshmëri te gjere ne  Mal te Zi dhe diaspore dhe  ka mbarëvajtje te suksesshme te punës.   Në vitin 2011-2013  Menaxhuare  projektin e Komunës se Ulqinit ne bashkëpunim me Komunën e Durrësit, projekt i cili ka ngritur  aftësimin profesional te grave ne 5 fusha te ndryshme, ku ne periudhën 10 muajshe sa ka zgjatur projekti ndërkufitare, kemi pasur te kyçur mbi 250 femra.

Nga viti 2013 ushtron detyrën e drejtoreshës ekzekutive dhe kryeredaktores se RTV Teuta ne Ulqin e cila emiton 80% program ne gjuhen shqipe dhe  20%  ne gjuhet tjera.

Televizioni ka përmbajtje te ndryshme, kurse qëllimi kryesore është ruajtja dhe kultivimi i gjuhës, kulturës, trashëgimisë dhe vlerave kombëtare ne përgjithësi.

Angazhime dhe sfida të përbashkëta ;  gjate viteve te karrierës se deritashme ka pasur mjaft angazhime shoqërore duke u kyçur ne aktivitete te shumta te organizatave joqeveritare, qofte projektet e karakterit social, qofte atij humanitare. Posaçërisht  e thekson angazhimin ne rrjetin politik te grave ne Mal te Zi ne te cilin kemi trajtuar temat me te ndieshme  ne shoqëri, me theks te gruaja-mbrojtja dhe avancimi i te drejtave, kyçja e gruas ne proceset politike, pastaj kemi ngritur zërin kundër dhunës ne familje dhe për ketë çështje kemi kërkuar edhe ndryshime ligjore dhe dënime me te ashpra.

Ajo çfarë e karakterizon dhe e plotëson jetën time është angazhimi ne proceset  shoqërore, aty ku dëgjohet zëri kundër padrejtësisë, ku luftohet  korrupsioni, dhe ku angazhohemi për ruajtjen e vlerave njerëzore, për një jete te barabarte ne mes popujve.

Vleren me te madhe ne jeten e saj I jep dashuria familjare, e bashkeshortit dhe pese femijeve(tre djem dhe dy vajza).

Organizata Global Socio-Economic and Financial Evolution Network udhëhiqet nga Princi Blessing Lawal, me personalitet me personalitet, Akademik, Diplomat dhe Shoqëria civile, bazuar në vlerat themelore dhe parimet universale të ndërtimit të paqes. Dhe rrjeti i saj global i Ambasadorëve për Paqe, sjellin parime universale dhe shpirtërore në detyrat e zgjidhjes së konfliktit dhe pajtimit të familjes së ndarë njerëzore. Prosperitet, tolerance, dhe drejtësie në bote,  Dhe ndajnë njohuri nga prejardhja e tyre në qeverisje, diplomacinë, akademinë, besimet fetare dhe shoqërinë civile

Vlerësime dhe nderime nga Institucionet për zonje Ilmira Lika, si një Ambasadore kulturore, promovimin e vlerave njerëzore, vullneti, sakrifica,  për dinjitet dhe shoqëri, për humanizëm dhe dashuri me angazhimet profesionale, arsimore,  kulturore, skenariste me realizimin e emisioneve dhe me një grile programore të shkëlqyeshme,  shoqërore dhe në jetën e për ditshme institucionale për kauzën shqiptare  në Mal të Zi dhe në globin botërore nga dritarja informative e Televizionit, kanë dhënë hapësira për të shfaqur kontribute reale në shërbim të komunitetit shqiptar.

  • 1

    Radio