Sporti Më shumë

Ibrahimoviqi bëhet lojtari më i vjetër që shënon gol në Serie A

Prej tvteuta11:38, 19 Mars 2023

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq ka shkruar histori të shtunën mbrëma. Ai ka shënuar gol për Milanin ndaj Udineses për t’u bërë realizatori më i vjetër në histori të Serie A.

Me 41 vjet e 166 ditë saktësisht, Ibra shënoi nga pika e bardhë në minutën e tretë të kohës shtesë në pjesën e parë. Në fakt Ibra dështoi në tentimin e parë, por penalltia u përsërit pasi një lojtar i Udineses hyri më herët në zonë.

Pas pjesës së parë Udinese po udhëheq 2:1. Beto shënoi për 2:1 në minutën e gjashtë të kohës shtesë.

Robert Pereyra kaloi në epërsi Udinesen në minutën e dhjetë, ndërsa për 1:1 shënoi Ibrahimoviqi.

Ai startoi te Milani dhe është kapiten.

  • 1

    Radio