Politikë Më shumë

HAXHIBRAHIMI: “ULQINI DO TË  JETË QYTETI I TË RINJVE ”

Prej tvteuta21:48, 18 Janar 2018

Socijaldemokratët kosiderojnë se të rinjtë janë të gatshëm dhe të vullnetshëm për të marrë përgjegjësi për zhvillimin e qytetit tonë. Prandaj ne do të kembengulim në fuqëzimin e gjeneratave të reja.Që Ulqini të përparoj  jo vetëm në fushën e punës dhe arsimit , por edhe në fusha të tjera, ku ata mund të aplikojnë dhe të fitojnë aftësite më  me rendesi për të gjithë shoqërinë.

Ulqini do të jetë qyteti i të rinjve, në te cilin ata do të mbeten ,dhe një herit do të kenë të gjitha kushtet në mënyre qe ata  të arrijnë ngritjen e nivelit si në planin personal ashtu edhe  profesional.Vendi i cili do tna mundësoj punsim po ashtu edhe një të ardhme më të mirë për familjen.Qytetin të cilin ne krijojmë dhe për të cilin ne marrim përgjegjësi për të krijuar një të ardhme më të mirë.

Për Ulqinin dhe Socijaldemokratët është shumë i  rëndesishëm roli i të rinjeve në politikë, aktivizimi i të rinjve , ide të reja dhe kritika konstruktive,të cilat mund të ndikojnë në menyrë të konsiderueshme të orjentohen në drejtimin e duhur . Socijaldemokratët kanë hapsirë të rëndesishme për të rinj dhe ketë e dëshmon fakti qe në listen tonë ,, Socijaldemokratet’’ Ivan Brajević Qendrueshëm për Ulqin gjinden mbi 60% të rinj nën moshën 35 vjecare,të cilet janë te arsimuar dhe premtues.

Socijaldemokratët të rinjve i ofrojnë një politikë në perputhje me interesat e tyre,për të forcuar pozitën e të rinjve në qytetin tonë.Sepse ne besojmë se vetëm në këtë mënyrë mund të ndertojmë Ulqinin,ku për vec turizmit investimi më i madh  të jet dhe  për  të  rinjë.

Qëllimi i Socijaldemokratëve është që Ulqini të jete qytet ku me polotikën e tij stabile dhe  të qëndrueshme. Do të mundesoj prosperitet për çdo banorë të tij të ri.Prandaj qytetare të dashur , rumbullakosni nr.1 në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 04.shkurt të ketij viti,në mënyrë që ne të vihemi në pozitë që ti përmbushim premtimet tona.

Arber Haxhibrahimi

Kandidat ne listen “Socijaldemokratet – Ivan Brajović – Qendrueshem  per Ulqin”

  • 1

    Radio