Aktuale Më shumë

Hapet linja Tivar-Ankona, lidhja më e shpejtë me Evropën Perëndimore

Prej tvteuta12:09, 20 Mars 2024

Kryeministri Millojko Spajiq diskutoi për rivendosjen e linjës detare me Italinë me pronarin e kompanisë Adria Ferries, Albert Rossi dhe pas takimit u njoftua se trageti në linjën Tivar – Ankona mund të fillojë sërish këtë vit.

“Qeveria e Malit të Zi do të rikthejë linjën detare me Italinë, dhe trageti në linjën Tivar-Ankona mund të fillojë të funksionojë që në vitin 2024, u konkludua në takimin e kryeministrit Millojko Spajiq me kreun e kompanisë Adria Ferries,  Albert Rossi”, njoftoi qeveria.

Siç thonë ata, trageti do të jetë lidhja më e shpejtë mes Malit të Zi dhe Evropës Perëndimore.

“Lidhja më e shpejtë me Evropën Perëndimore! Trageti në linjën Tivar – Ankona mund të fillojë përsëri të funksionojë në vitin 2024”, ka shkruar Spajiq në rrjetin X.

Siç shtoi ai, kjo do të kishte një efekt pozitiv në turizmin e të dy vendeve.

  • 1

    Radio