Hapet konkurs për anëtarë të komisionit për ndarjet e mjeteve të OJQ-ve

Prej tvteuta15:11, 31 Janar 2019

Komuna e Ulqinit ditë më parë ka hapur konkurs publik për organizatat joqeveritare për propozimin e anëtarit të komisionit për alokimin e mjeteve për projektet e tyre në vitin 2019.  Kandidatin për anëtarë të Komisionit mund ta propozojë organizata joqevritare e regjistruar në Mal të Zi me seli në Komunën e Ulqinit,  e cila i plotëson këto kushte: Që është e regjistruar në regjistrin e organizatave joqeveritare, së paku një vitë para publikimit të thirrjes publike; të ketë selinë në territorin e Komunës; që në vitin paraprak ka realizuar një, ose më shumë projekte, ose ka marrë pjesë së paku në një fushatë,  ka realizuar së paku dy aksione të njëhershme,dhe disa kritere tjera. Poashtu edhe OJQ e cila do të propozoi kandidatin nga radhët e tyre duhet ti plotësojnë kriterjumet e përcaktuara me konkursin publik. Kësaj radhe do të ketë edhe dy vlerësues të pavarur ,por që është dhënë mundësia të zgjidhen nga territor I Malit të Zi. Sipas ndihmëses së sekretares të Sekretariatit për Veprimtari Shoqërore, Mirjeta Gjoni ,konkursi për ndarjen e mjeteve për OJQ pritet të hapet me 1 mars 2019. Në vitin 2018 nuk është hapur konkursi për ndarjen e mjeteve OJQ-ve,dhe se Komuna e Ulqinit akoma nuk i ka shlyer borxhet ndaj OJQ që kanë qenë shrytëzues të mjeteve në vitin 2017,duke i mbetur borxh pjesën e dytë.Kjo ka ndikuar që shumica e OJQ most ë kenë mundësi të realizojnë programin e paraparë me projekt.

Aplikimet në konkurs me dokumentacionin përcjellës dorëzohen në zarf të mbyllur direk në Byronë e qytetarëve ,ose me postë në adresën: Komuna e Ulqinit, Kabineti i Kryetarit.

Konkursi është i hapur 30 ditë nga dita e publikimit në web faqen e Komunës së Ulqinit dhe në tabelën e shpalljeve përfundimisht me datën 25. 02. 2019.

  • 1

    Radio