Aktuale Më shumë

Hapen pikat e votimit. Mungojnë fletët me numrat e vendvotimit dhe shkronjat e para të mbiemrave

Prej tvteuta09:08, 27 Mars 2022

Sot në Ulqin mbahen zgjedhjet e rregullta lokale. Vendet e votimit u hapen në orën 7.00 të mëngjesit dhe në disa prej tyre u vizituan edhe nga ekipi i TV Teuta.

Hapja duket se ka shkuar pa probleme, por në disa pika mungojnë fletët me shkronjat e para të mbiemrave dhe numrin e vendvotimit, që shërbjenë për të orientuar votuesit. Në vendvotimin nr.6 në objektin e ndërmarrjes “Ujësjellës-kanalizime”, anëtari i komisionit, Fuad Haxhibeti tha se procesi i hapjes së votimit ka shkuar pa probleme.

Edhe kryetari i komisionit në vendvotimin nr.34, Shaban Lleshi, po ashtu tha se çdo gjë po shkon sipas planit.

Në vendvotimin nr.30 në gjimnazin publik “Vëllazërim-Bashkimi”, po ashtu mungojnë fletët me shkronjat e para të mbiemrave. Kryetari i komisionit, Nuro Shata, tha se nuk i kanë fituar ato nga Komisioni Komunal Zgjedhor, ndërsa përndryshe, procesi i fillimit të votimit ka shkuar pa probleme.

  • 1

    Radio