Aktuale Më shumë

Hamiltoni mund të mos kthehet në Formula 1

Prej tvteuta20:15, 24 Dhjetor 2021

Ish-shefi ekzekutiv i Formula 1, Berni Ecllestone, ka hedhur dyshime se Lewis Hamilton mund të mos kthehet në gara sezonin tjetër.

Ecclestone beson se 36-vjeçari nuk do të garojë në vitin 2022, për shkak të mënyrës se si e humbi titullin e kampionit për ngasës në edicionin e sivjetmë.

Hamilton dhe Max Verstappen hynë në Grand-Prixin e Abu Dhabit me 369.5 pikë secili. Hamilton synonte titullin e botës dhe rekordin e ri në këtë garë duke e kaluar Michael Schumacherin, ndërsa Verstappen e synonte dhe e fitoi në fund titullin e parë.

“Nuk e di se çfarë po ndodh tani me Lewis Hamiltonin, por nuk besoj se ai do të kthehet më. Dëshpërimi i tij është shumë i madh dhe keni mundur ta shihni edhe vetë. Ai mund të bëhet pronar i një kompanie të modës dhe të mbetet me shtatë tituj, njësoj si Schumacheri”, ka thënë Ecclestone për gazetën zvicerane “Blick”.

  • 1

    Radio