Opinion Më shumë

H.HAJDARI: DISKRIMINIMI NDAJ SHQIPTARËVE PO VAZHDON ME METODAT MË PERFIDE

Prej tvteuta18:51, 5 Shkurt 2021

Dialogu  mes Kosovës dhe Serbisë e vetmja rrugë për të zgjidhur edhe  pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ndërkaq, instrumenti i vetëm që mund të na garantojë prosperitet dhe detyrim ndaj Beogradit për të respektuar kërkesat tona mbetet reciprociteti”.

DISKRIMINIMI NDAJ SHQIPTARËVE PO VAZHDON ME METODAT MË PERFIDE

 

Lugina e Preshevës (në Serbinë Jugore) banohet nga shqiptarët etnik dhe shtrihen në lindje të Kosovës. Ajo përfshin një sipërfaqe prej afro 1.250 km², në të cilën jetojnë rreth 100.000 banorë, të shpërndarë  në 67 vendbanime prej të cilave tri janë qendra urbane: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Natyrisht, si edhe vendbanimet tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, Lugina e Preshevës bënte pjesë në trojet më pak të zhvilluara, jo vetëm ekonomikisht por në të gjitha sferat e jetës shoqërore.As sot e kësaj dite, duke qenë nën jurisdikcionin e Serbisë, gjendja s’është më e mirë, përkundrazi është shumë e ndërlikuar.

Në jetën politike në Luginën e Preshevës veprojnë 6 parti politike shqiptare, gjithësesi më pak se në Mal të Zi.Përfaqësimi i shqiptarëve në parlamentin serb është diskriminues si edhe ktu në Mal të Zi. Të drejtat politike të shqiptarëve në Luginë e sidomos ato që kanë të bëjnë me identitetin kombëtar janë nën çdo nivel, vazhdimisht janë shkelur, injoruar dhe neglizhuar nga politika dhe shteti serb.

Rrethanat politike që mbizotërojnë në Serbi dhe pozita e shqiptarëve atje, e detyruan klasën politike shqiptare që në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura më 21 qershor 2020, të bashkojnë forcat  dhe të dalin në zgjedhjet e përgjithshme me një listë të përbashkët. Kështu, në zgjedhjet e përmendura, për herë të parë partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës dualën më një listë të vetme “Alternativa Demokratike Shqiptare” – Lugina e bashkuar dhe, poashtu, për herë të parë shqiptarët do të kenë 3 deputet në parlamentin e Serbisë. Deputetet fitues janë: Shaip Kamberi, Nadije Beqiri dhe  Argjend Bajrami.

Në lidhje me pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe veprimtarinë e deputeteve shqiptar në parlamentin e Serbisë, bisedova me kryetarin e grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar – SDA, Sanxhak” zotëri Shaip Kamberin. Shaip Kamberi është politikan dhe aktivist i njohur në Luginën e Preshevës. Ai është i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Prishtinës. Në dy mandate ka qenë kryetar i komunës së Bujanocit (2008-2012 dhe 2016-2020) dhe dy herë deputet në parlamentin e Serbisë (2014-2016 dhe 2020 e në vazhdim).Ai po ashtu është kryetar i partisë më të madhe shqiptare – Partisë për Veprim Demokratik. Kamberi disa herë e ka vizituar Ulqinin.

Koha javore: Zotri Kamberi, në zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi, për herë të parë, shqiptarët e Luginës së Preshevës dolën me një listë të përbashkët. A mendoni Ju se kjo ishte vendimtare që shqiptarët për herë të parë në histori fituan tri ulëse në Kuvendin e Serbisë?

Sh. Kamberi: Patjetër që paraqitja me një listë të përbashkët e pesë partive politike shqiptare ishte vendimtare që, kësaj radhe, shqiptarët e Luginës së Preshevës të fitojnë tre mandate. Rruga deri te kjo marrëveshje, për shkak të ndasive të shumta në nivel lokal, ishte e vështirë por, kontributi i ministri të jashtm shqiptar Gent Cakaj ishte vendimtarë. Me ndërmjetësimin këmbëngulës ai ka ndikuar në arritjen e kësaj marrëveshje që na solli përfaqësim më të madh në nivel qendror.

 Koha javore: Në Kuvendin e Serbisë ju formuat Grupin Parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak”., shef i të cilit jeni Ju z.Kamberi. Cila është arsyeja, politike, ekonomike apo…?

Sh. Kamberi: Arsyet kryesisht praktike dhe politike. Ne jemi vetëm tre deputet ndërsa për ndërtimin e një grupi parlamentar nevojiten minimum pesë deputett, prandaj edhe tre deputetët e SDA të Sanxhakut  që, ashtu si ne, kishin mbetur në opozitë ishin të vetmit me të cilët kemi patur mundësinë të ndërtojmë grupin. Në anën tjetër, pronlematikat e njëkta me të cilat ballafaqohen shqiptarët dhe boshnjakët, idetë e njëjta apo të ngjashme me SDA rreth të ardhmes dhe sidomos rreth integrimeve europiane ishin mundësia që me bashkëmendimtarë të ndërtojmë grupin parlamentar.

Koha javore: Shqiptarëve në Mal të Zi, u janë të njohura aktivitet tuaja, gjatë viteve sa ishit kryetar i komunës së Bujanocit, në lidhje me të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në Serbi dhe jo vetëm.Na thuani z. Kamberi, cilat janë angazhimet dhe synimet tuaja si deputet në Kuvendin e Serbisë lidhur me pozitën dhe gjendjen aktuale të shqiptarëve në Luginën e Presheves?

Sh. Kamberi: Të llojllojshme janë probmete me të cilat ballafaqiohen shqiptarët këtu. Prej nënpërfaqësimit në institucionet e shtetit, problemeve të shumta në arsim, gjyqësorë, përdorim të simbolit kombëtar dhe përdorim zyrtar të gjuhës janë temat që pretendojmë të prekim në paraqitjet tona në parlament. Koha po dëshmon se kjo Serbi e A. Vuciqit, në emër të një diskriminimi perfid po vazhdon të nëpërkëmbë të drejtat e shqiptarëve. Puna jonë është që në institucionin më të lartë përfaqësues të flasim hapur për keto probleme, atë edhe po mundohemi ta bëjmë, pa ndonjë  naivitet se Vuciq do të bindet për të respektuar demokracinë nëse në kët nuk e “detyrojnë” stabilokratët ndërkombëtarë.

Koha javore: Vëndosja e flamurit shqiptar në seancen e Kuvendit të Serbisë entuziazmoi të gjithë shqiptarët kudo qe jetojnë dhe u cilësua si akt patriotik, dhe shumë i guximshëm, madje u tha se nga diskutimi Juaj “u dridhën” themelet e Kuvendit të Serbisë. Pse, pikërisht e zgjodhet seancën konstituive të kuvendit dhe në cilat raste, ku dhe kur është i lejuar përdorimi i flamurit shqiptar në Serbi?

Sh. Kamberi: Terma për të cilën kam folur dhe vetë akti simbolik i vendosjes së flamurit kombëtar krahas atij shtetërorë kishte për qëllim kërksën për barazi. Respektim të njëjtrajtshëm dhe rajonal të të drejtave të komuniteteve. Nëse serbët në Mal të Zi, R. E Kosovës apo Maqedoninë e Veriut munden lirshëm të përdorin simbolin kombëtar atëherë pse kjo t’iu mohohet shqiptarëve. Kam kërkuar barazi në afirmitet e jo barazim në mohim.

Koha javore: Sa jamë në dijeni, nga viti 2001-2013, shqiptarët e Luginës kanë firmosur sëpaku  tri marrëveshje me Qeverinë e Serbisë, në të cilat keni shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe integrimin e shqiptarëve në Serbi.Cilat janë ato,sa janë realizuar apo janë neglizhuar totalisht nga qeveria serbe? Në të vërtetë cila është pozita aktuale politike dhe ekonomike e shqiptarëve në Luginën e Preshevës?

Sh. Kamberi: E thashë më sipër se shqiptaret edhe sot, përkundër që kanë tri marrëveshje të nënshkruara me Beogradin (2001, 2009 dhe 2013) gjenden në pozitë të vështirë. Diskriminimi i vendosur që nga koha e Millosheviqit, e në disa segmente edhe gjatë komunizmit, po vazjhdon ndaj nesh me metod më perfide. Tre marrëveshjet e nënshkruara dëshmojnë për mungesën e vullnetit politik në Beograd për t’i respekuar ato dhe për t’i trajtuar shqiptarët si qytetarë të barabartë.

Koha javore: Në një nga intervistat tuaja Ju keni deklaruar se minimumi i kërkesave të shqiptarëve në Serbi është reciprociteti me veriun e Kosovës. Ju si mendoni, a mundet dhe cilët janë rrugët për realizimin e reprocitet të përmendur?

Sh. Kamberi: Mjerisht, përkundër asaj që, sic e përmenda, arritjes së tre marrëveshjeve dhe mungesë sës vullnetit politk në Beograd për t’i  respektuar ato, e vetmja rrugë që mbetet është dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, rrugë për të zgjidhur edhe pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ndërkaq, instrumenti i vetëm që mund të na garantojë prosperitet dhe detyrim ndaj Beogradit për të respektuar kërkesat tona mbetet reciprociteti, respektivish, ndërtimi i parimeve unike të respektimit të të drejtave të komuniteteve mes dy shteteve.

Koha javore: Pra, cili është koncepti i Serbisë për shqiptarët në përgjithësi e në veçanti për shqiptarët e Luginës? Po cilat janë synimet e popullit shqiptarë?

Sh Kamberi: duke mohuar të drjtat elementare qofshin ato individuale apo kolektive, duke krijuar një situatë ekonomike të pashpresë Serbia po mundohet të ndikojë në migrimin sa më të madh të shqiotarëve nga rajoni jonë. Kur kësaj ja shtojmë edhe aksionin shtetërorë të pasivizimit të dresave që po zbatohet në mënyrë selektive ndaj shqiptarëve, është shumë e qartë se në skenë është politika e ndryshimit artificial të strukturës së popullsisë në Luginë të Preshëvës, për ta eliminuar dominimin etnik të shqiptarëve. Natyrisht, angazhimi jonë është, e në këtë presim edhe ndihmën konkrete nga Republika e Ksoovës dhe e Shqipërisë, është të ndërtojmë një shpresë të re, sidomos për rininë tonë këtu.

Kohba javore: Aktivitetet, diskutimet dhe deklaratat tuaja në Kuvendin e Serbisë ju kanë vëndosur në qendër të vëmendjes të opinionit si ati shqiptar shtu edhe të atij serb. Si ndihet Shaip Kamberi, krenar apo edhe i kërcenuar dhe a mendoni se angazhimi Juaj dhe kërkesat tuaja drejtuar autoriteteve serbe dhe ndërkombëtare do të rrezulltojnë të sukseshme për shqiptarët?

Sh. Kamberi: Meqë diskutime e mia në parlament kanë pasur një jehonë mbarëkombëtare, sigurisht që nukmund të mbetem indiferent dhe jam krenar për këtë. Nuk mund të them se kam pasur ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë, por,  pas cdo paraqitjes time, mediat e kontrolluara nga pushteti, deputetët e pozitës, natyrsiht që po mundohen të më sulmojnë, duike dashur të deloigjitimojnë kërkesat që unë paraqes në emër të shqiptarëve. Kjo dëshmon mendësinë antishqiptare që mbretëron por edhe për mosgatishmërinë e regjimit për të respektuar në përpikmëri kërkesat që sjell anëtarësimi në BE. Unë po mundohem të kryej punën time për tw cilën jam zgjedhur, nuk dua fare të mendoj për kërcënimet e mundshme.

Koha javore: Në fund, Zotëri Kamberi, cili është mesazhi juaj për shqiptarët, në veçanti për shqiptarët në Mal të Zi?

Sh. Kamberi: uroj që edhe shqiptarët në Mal të Zi të realizojnë aspiratat e veta.  Jam i vetëdijshëm se edhe atje nuk është lehtë. Por, sfidat që dalin  përpara duhet të na motivojnë edhe më tepër për të dalë në ballë të kërkesave të popullsisë që e përfaqësojmë.

 

Bisedoi: Hajrullah Hajdari

 

  • 1

    Radio