Aktuale Më shumë

Goli i Leo Messit, më i miri i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve

Prej tvteuta20:51, 17 Dhjetor 2021

Goli i yllit të Paris Saint-Germain, Lionel Messi është votuar si goli më i mirë i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Argjentinasi e fitoi çmimin për golin e tij të bukur në fitoren 2-1 të PSG ndaj Manchester City në shtator.

Lionel Messi iu bashkua gjigantëve të Ligue 1, PSG nga Barcelona në një transferim të lirë në verë, ndërsa ka filluar ta gjejë vetën në muajt e fundit.

34-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë pesë asistime nga 15 paraqitje në të gjitha garat për PSG deri më tani.

Rreth 200,000 vota u hodhën për golin më të mirë të fazës së grupeve, i cili u fitua nga Lionel Messi.

Argjentinasi mundi mesfushorin e Liverpoolit, Thiago Alcantara dhe rivalin për Topin e Artë 2021, Robert Lewandowski për të fituar këtë çmim.Lionel Messi mori 22 për qind të votave totale, ndërsa goditja e Thiago kundër FC Porto përfundoi e dyta me 14 për qind të votave.

  • 1

    Radio