Aktuale Më shumë

Gjuroviq: Mali i Zi duhet të shfrytëzojë mundësinë që ka marrë

Prej tvteuta14:37, 24 Mars 2024

Një raport pozitiv për përmbushjen e standardeve të përkohshme (IBAR) mund të rrëshqasë në rast të turbulencave më serioze politike, tha kryetarja e Bashkimit Pan-Evropian malazez, Gordana Gjuroviq, duke shtuar se Mali i Zi, pas disa vitesh stagnimi, ka mundësinë për të zhbllokuar procesin e negociatave me Bashkimin Evropian (BE).

Ajo theksoi se për dhjetë vjet nuk ka pasur një opinion pozitiv për standardet e përkohshme, të cilat deklarohen çdo gjashtë muaj në raportet e Komisionit Evropian (KE).

Në një intervistë për agjencinë MINA, Gjuroviq tha se Mali i Zi kishte disa “dritare”, kur gjërat dukej se po ecnin në drejtimin e duhur, por se shumë raste ende u humbën.

“Tani, një “dritare e mundësive” premtuese e Brukselit është hapur sërish dhe IBAR, raporti pozitiv për standardet e përkohshme, nuk duket aq i paarritshëm për herë të parë”, tha Gjuroviq.

“Gjërat dihen më së shumti: për disa ndërhyrje kyçe në reforma dhe dëshmi të progresit në fushën e reformës së mëtejshme në drejtësi, antikorrupsionin, të drejtat themelore, luftën kundër krimit të organizuar, politikën e migracionit, azilin, menaxhimin e kufirit dhe politikën e vizave”. ka thënë Gjuroviq.

Ajo tha se, ashtu si në vendimin e sapo miratuar pozitiv të Këshillit për hapjen e negociatave me Bosnjë-Hercegovinën, edhe këtu njihen mesazhe të shumta evropiane dhe një dëshirë evidente për të ndërmarrë atë hap të rëndësishëm dhe që Mali i Zi të ecë përpara në procesin integrues.

“Përqindjet janë relative, por vendimet politike ende merren dhe ka vullnet të mirë për të përshpejtuar rrugën integruese të Malit të Zi”, tha Gjuroviq.

 

  • 1

    Radio