Aktuale Më shumë

Gjurashkoviq: Kompensimi për nëna garanton stabilitetin ekonomik

Prej tvteuta12:23, 22 Dhjetor 2016

Në një intervistë për televizionin Teuta, deputetja e Frontit Demokratik në Kuvendin e  Malit të Zi, Dr Ljiljana Gjuraskoviq shprehu pakënaqësi të madhe dhe shqetësim për reduktimin e kompensimit për nënat me tre ose më shumë fëmijë, por edhe për masat e tjera shtrënguese që qeveria planifikon të zbatojë në vitin e ardhshëm.

“Nënat kanë pasur një lloj sigurie nga këto kompenisme, kurse tani janë të frikësuara për të ardhmen e tyre. Shumë prej tyre falë këtyre kompensimeve kanë pasur mundësi të largohen nga bashkëshortët e tyre të cilët i dhunonin, kurse tani ato do të dobësohen edhe më shumë” thotë Gjurashkoviq. Ajo shtoi se zbraztirat në buxhet mund të ishin plotësuar duke rritur taksat për mallrat e luksit, si anijet, parfumet, rroba elegante, e jo duke goditur shtresat më të ndjeshme.

  • 1

    Radio