Aktuale Më shumë

Gjukanoviq refuzon Lekiq. Propozon shkurtimin e përbërjes së Kuvendit

Prej tvteuta15:22, 20 Shtator 2022

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq i dërgoi kryetares së Kuvendit Danijela Gjuroviq propozim për shkurtimin e mandatit të përbërjes së 27-të të Kuvendit të Malit të Zi. Presidenti shpreh besimin se qeveria e re mund të arrihet vetëm me vendim të qytetarëve në zgjedhje.

Në arsyetimin e vendimit të tij, Gjukanoviq thotë se në përputhje me nenin 95, pika 5 të Kushtetutës së Malit të Zi, në shtator ka zhvilluar konsultime me përfaqësues të partive parlamentare, përkatësisht koalicioneve të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi. Gjukanoviq kujton se përfaqësuesit e Frontit Demokratik (DF), Malit të Zi Demokratik (DEM), Partisë Socialiste Popullore (SNP) dhe Lëvizjes Qytetare ABR (URA) nuk iu përgjigjën thirrjes. “Nuk kam mundur ta pranoj propozimin për t’ia besuar mandatin për përbërjen e Qeverisë zotit Miodrag Lekiq, të cilin zoti Andrija Mandiq ma ka dërguar dje në emër të partive që kanë fituar shumicën e mandateve në zgjedhjet e vitit 2020, sepse besoj se nuk janë plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për këtë”, thotë presidenti.

Ai është i njoftuar se Lekiq ka marrë vetëm mbështetje verbale dhe se nuk ka pasur nënshkrime mbështetjeje nga deputetët e LQ ABR, PSP dhe CIVIS. Prandaj, në përputhje me kompetencat kushtetuese, siç thotë Gjukanoviq, ka dorëzuar propozimin për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Malit të Zi.

  • 1

    Radio